06,08,2025

Gjenden dy mjete shpërthyese në Koshare të Ferizajt

Must Read

Në dy raste të ndara, janë gjetur dy mjete shpërthyese në Koshare të Ferizajt.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, mjeti i parë është gjetur rreth orës 16:00, ku një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Ndërsa mjeti i dytë është gjetur rreth orës 18:00, ku poashtu një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Për të dy rastet, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së, të cilët kanë tërhequr një bombë dhe 30 fishekë të vjetër në rastin e parë, ndërsa në rastin e dytë kanë tërhequr një bombë me 100 fishekë të vjetër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohet arsenal armësh në Ferizaj – Policia sekuestron 11 armë pa leje dhe municion

Ferizaj, 06.08.2025 Njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datë 06.08.2025, ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img