21,12,2024

“Gjatë mandatit tim, mjekët do ta respektojnë orarin, ose do të shkojnë në shtëpi”

Must Read

Xhavit Zariqi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Ferizajt, ka thënë se do të jetë këmbëngulës që mjekët të respektojnë orarin e punës, pasi secili që nuk do ta bëjë këtë gjë do të shkojë në shtëpi.

Ai po ashtu ka deklaruar se do të insistojë që mjekët ta kenë pagën më të madhe, ndërsa ka thënë se përmes një projekti me KARITAS-in janë punësuar plot njerëz të cilët nuk e kanë idenë çfarë pune bëjnë dhe që as në punë nuk shkojnë.

“Shëndetësia në Ferizaj nuk ka nevojë për ndërtesa, por për mjekë, pasi ka objekte shëndetësore ku nuk ka mjekë. Gjatë mandatit tim nuk do të ekzistojnë mundësia që mjeku të mos jetë në punë gjatë orarit të punës. Ose ndryshe do të shkojë në shtëpi. Do të insistoj për këtë gjë. Po ashtu do të jem këmbëngulës që mjekët ta kenë pagën mbi 1000 euro. Për më shumë, mjekët do të duhet të zgjedhin nëse duan të punojnë në sektorin publik, apo atë privat”

“Vetëm po ta dinin njerëzit sa të punësuar janë në sektorin shëndetësor përmes KARITAS, do të ishte befasia e shekullit. Ka njerëz që janë punësuar në këtë sektor, dhe nuk e dinë as vet çfarë pune bëjnë, e as që shkojnë në punë”. /klankosova.tv

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img