30,04,2024

Gjashtë gola, shumë emocione, por jo edhe fitues në përballjen Bournemouth – Arsenal (VIDEO)

Must Read

Edhe pse skuadra e Wengerit ishte në disavantazh 3:0, arriti që në 20 minutat e fundit të ndeshjes të shënoi tre gola, për të barazuar në 3:3, për të marrë një pikë shumë të rëndësishme nga udhëtimin në ‘Dean Court’.

Vendësit kishin start të jashtëzakonshëm duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 16’ nëpërmjet Daniels dhe Wilson në minutën e 20’.

Ky i fundit shënoi nga penalltia e cila u shkaktua nga Granit Xhaka.

Me epërsi 2:0 në të mirë të Bournemouth, skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Në minutën e 58’, vendasit shënuan edhe golin e tretë me anë të Fraser, për 3:0.

Edhe pse u mendua se ndeshja u mbyll me këtë gol, skuadra e Wenger u rikthye në lojë duke shënuar fillimisht me anë të Sanchez në minutën e 70’, dhe Perez në minutën e 75’.

Arsenali nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 90’ nëpërmjet Giroud shënoi për 3:3, për të evituar një humbje nga ky udhëtim i vështirë.

Lucas Perez Goal HD – Bournemouth 3-2 Arsenal… by footballderby

by ak-productions

by ak-productions

by Gol-Live

/// by arcturusmedia33

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img