Mirëpo, janë disa vende të rralla që e mbështesin fuqishëm ardhjen e Trumpit në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, një ndër to është Serbia.
Serbia beson se me ardhjen e Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara do të bëjë që vendi të lulëzojë dhe Serbia të ketë mbështetje me të madhe nga SHBA-të, transmeton lajmi.net.
Por, Sa është i lidhur Trump me Serbinë?
Ka disa aspekte që e bëjnë presidentin e ri të ketë simpati për Serbinë, dhe nuk do të jetë çudi nëse pas një periudhe të jo të gjatë sytë e Uashingtonit të kthehen nga Serbia.
Faktori serb në Ohajo
Ohajo, ishte një nga vendet që e shtyu Trumpin drejt fitores. Në Ohajo, ka një numër të madh të serbëve, të cilët kanë të drejtë të vote në Shtetet e Bashkuara. Duke pasur parasysh se në mesin e serbëve të anketuar në mes 93-95 për qind thanë se mbështesin republikanët dhe mund të thuhet lirshëm se serbët në Amerikë kontribuuan që Trump të fitoi në Ohajo, shkruan lajmi.net.
Rudy Giuliani
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, një njeri i cili është kredituar kryesisht në Big Apple- sot një nga qytetet më të mira në botë, ka marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Gjithashtu, ka spekulime se Giuliani do të duhet të bëhet prokurori i ri i shtetit dhe do të jetë një nga njerëzit më të fuqishëm në politikën amerikane, nëse ndodh ajo Serbia do ta ketë një aleat të fortë në përkrahje.
Melania dhe rrënjët e Ballkanit
Gruaja e Trumpit, Melanie është me origjinë nga Sllovenia. Përkundër faktit të gjuhës amtare, anglisht ajo flet rusisht, frëngjisht dhe flet serbisht. Melanie ka ndikim mbi burrin e saj, dhe mund të bëjë që SHBA të ketë më shumë ndikim në Ballkan.
Faktori Putin
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara gjatë fushatës haptazi kishte thënë lëvdata për presidentin rus, Vladimir Putin, për dallim nga Hillary Clinton dhe demokratët të cilët e kanë demonizuar gjatë garës zgjedhore. Duke qenë marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin vlerëson se Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që pavarësisht nga presionet e mëdha refuzon për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kështu që marrëdhëniet e mira mes Trumpit dhe Putinit do ndikojnë drejtpërdrejt në favor të Serbisë, shkruan lajmi.net.
Verë për Vuçiqin, takim me Daçiqin
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç u takua me Donald Trump, i cili, sipas Daçiq ai kishte fjalë të mira për Serbinë. Në një shenjë të miqësisë, Ministri serb i dhuroi dy shishe verë të shtrenjtë “Petrus” (vintage 1966), një nga ai dhe një për kryeministrin Aleksandar Vuqiç.
Historia e Kosovës
Intervista e Trumpit për Larry King, në të cilën ai foli për ndërhyrjen amerikane në Kosovë është abuzuar disa herë,është plotësuar me informacion të pasaktë dhe deklaratat populiste të cilat ndezën histeri. Trump ka thënë se politika e administratës Klinton ishte e gabuar, dhe se bombardimi i Jugosllavisë ishte një veprim i keq. Në këtë intervistë ai tregoi dashuri për Serbinë.
Realiteti
Trump sigurisht që është në krye të fuqisë më të madhe botërore dhe hap një shans për të hapur një faqe të re, ndërsa diplomacia serbe do të jetë ajo që nuk do ta lëshoj këtë rast. /Lajmi.net/
.