04,07,2025

Gjakovarin e bëjnë për spital qentë e kopesë së deleve

Must Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti  është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në fushë është sulmuar nga 4 qenë dhe si pasojë e kafshimit nga qentë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenve dhe i njëjti ka deklaruar se qentë i mban për t’i ruajtur delet”, ka njoftuar PK-ja.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img