04,03,2024

Gjakova në gjendje të rëndë nga vërshimet dhe erërat e forta

Must Read

Kjo si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe erërave të forta të cilat sipas tij kanë shkaktuar dhe vërshime, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Muqaj i dha në emisionin Ora e Fundit, duke shtuar se dëmet materiale janë të mëdha por që problematike është se më nuk ka buxhet për të rregulluar shkatërrimet të cilat janë bërë.

‘’Disa fshatra që janë në rrethinë të Gjakovës janë prekur nga vërshimet erërat e forta dhe rigave të shumta të shiut komunës së Gjakovës i kanë sjell dëme të mëdha’’

‘’Gjendja më e rëndë ka qenë në fshatin Konushefc, ku përmes operacionit kemi dal një ndihmë disa familjeve’’

‘’Fshati Molliq dhe Pashuq, janë në një gjendje katastrofale me dëme jashtzakonisht të mëdha’’

‘’Ne si komunë jemi në vëzhgim edhe në këto orë të vona të natës, për të evituar ndonjë gjë më të rëndë dhe për të ndihmuar familjet të cilat kanë mbetur në gjendje të vështirë’’

‘’Ura e cila është dëmtu ka një gjatësi jashtëzakonisht të madhe dhe mjetet buxhetore nuk mjaftojnë për ta rregulluar’’

‘’Kemi një numër jashtëzakonisht të madh të dëmeve ku disa pullaze janë hequr nga era’’, ka përfunduar Muqaj, njofton Klan Kosova.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img