Shoqata e Gastronomëve të Kosovës nesër do të del në protest kundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë ftuar të gjithë gastronomët të dalin në ora 12:00 deri në 13:00 para lokaleve të tyre dhe të protestojnë me tenxhere e lugë, transmeton Indeksonline.
“Nuk mujna mo, jemi shterrë”, është motoja e kësaj proteste.
Përveç kësaj, gastronomët edhe të hënën do të dalin në protestë kundër këtyre masave që I ka ndërmarr Qeveria e Kosovës.
Në masat e fundit të ndërmarra, 7 qytete do të karantinohen, duke mbyllur të gjitha lokalet.
Kurse, qytetet që s’janë në karantinë, do të duhet t’I mbyllin lokalet e gastronomisë në ora 20:00.
Komunikata e plotë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:
I ftoj gastronomët që nesër prej orës 12:00 – 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë.
T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË.
Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË – sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHINI NJEHNI PËR T’GJALLË!
Vendimi i fundit tregon më së miri që Qeveria e ka harru EKONOMINË:
– MSHEL GASTRONOMINË
– MSHEL SUPERMARKETET
– MSHEL EKONOMINË
– HAPI KUFINJT LE T’DALIN EDHE ATO PAK PARE JASHTË KOSOVËS.
OJ QEVERI, JENA SHTERRË NUK MUJNA MO, MERRNI VESH!!!
PROTESTA E RADHËS, TË HËNËN MË 9 NËNTOR!