“Na sot ma ne fund mbas 1 viti kemi marre ftese me i paraqite ankesat per Sylejman Selimin Sami Lushtakun, e te tjere prej 11 Majit”, kallxoi mysafiri ne Rrokum Roll, avokati Tome Gashi.
Ai e quejti skandaloze pritjen e 1 viti per me shqyrtue nji lande, e kete ai ja adresoi EULEX’it tue thane se faji i vetem i tyne ka qene vetem qe ishin luftar kunder regjimt serb, luftare te lirise.
“EULEX asht tue ba gabime te qellimshme se shume lehte mundemi me pa qe ka standarde te dyfishta”, tha Gashi tue e kujtue rastine e Ivanovic.
Tue fole per deshmitaret, Gashi tha se rasti Drenica jane gjykue me halucinacione dhe se tendenca e vetme e EULEX asht me i mbajte ne paraburgim ish-komandantet e UCK’s.
“Sylejman Selimi asht gjykue nga nji person me probleme psikike, kjo u konfirmue edhe nga analizat e bame. Nese rasti i Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut kishte me shkue ne Hage asnji gjyqtare s’kishe me marre kete rast se nuk ka prova. Keto kane qene tendencioze”, vleresoi Gashi.
Avokati shpreson qe kete “faj” te tyne ka me heq Gjykata e Apelit me rastin e vendosjes lidhun me ankesat e avokateve mbrojtes dhe se ata dhe komandantet e ushtaret tjere te UCK’s ne rastin Drenica, Gjykata e Apelit ka me i gjete “TE PAFAJSHEM”
Koalicionin AAK e Nisma, Gashi e quejti loje politike, joshje mes liderave te 2 partive politike.
Ai tha se pse u ba ky koalicion asht fakti se asnjana s’kishin me kalue pragun zgjedhore te vetme.
Ai madje shtoi se me kete koalicion AAK e Nisma i jane afrue ma shume pushtetit se sa opozites.
“Me kete dy partite e kane humb kredibilitetin te opinioni publik karshi Vetevendosjes”, tha nder te tjera Gashi.