21,02,2024

Gashi: PDK-së i konvenojnë zgjedhjet

Must Read
Dardan Gashi

Ai ka deklaruar se proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie dhe mosefikasiteti i qeverisë janë duke e dëmtuar këtë subjekt, ndaj Veseli shfaqet i hapur edhe para kësaj mundësie.

“Nuk ka ndodhur që partia më e madhe në qeveri të dalë me një deklaratë të tillë, pikërisht atë që e ka thënë opozita, e ka thënë Kadri Veseli, andaj e quaj historike”.

“Ajo çka e tha në fund të ditës Veseli është që “nëse ekipi nuk është duke luajtur mire atëherë duhet të ndërrohet trajneri” që i bie të ndërrohet kryeministri, Isa Mustafa”, tha ai në Zona B.

“Drenica 1 dhe 2, nëse i shtojmë edhe Gjykatën Speciale, mund ta dëmtoj Partinë Demokratike të Kosovës, për këtë Veseli ka të drejtë sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, sepse sa më shumë që do të qëndroj PDK-ja me këtë qeverisje, duke i shtuar edhe këto procese do të dëmtohet”.

Gashi më tutje është shprehur se ende njerëz të caktuar mbajnë pozita të caktuara për shkak të të qenit pjesëmarrës në luftë, por ka kërkuar që largimi i tyre të mos bëhet në kurriz të drejtësisë.

“Fatkeqësisht ne jemi afër 20 vjet pas luftës, por mentaliteti nuk ka ndryshuar. Ende kemi persona që marrin vota pse ishin komandantë, e vetmja arsye që janë në skenën politike është që dikur ishin komandant.

“Ne jetojmë në një shoqëri të konspiracionit, nuk e besojmë kurrë atë që shohim por mendojmë që ka diçka mbrapa. Shoqëria kosovare duhet të lirohet prej shumë prej tyre sa i përket aktivitetit politik, mirëpo ajo nuk guxon të behet me akuza. Kjo metodë e largimit të personave nga skena politike po e falimenton drejtësinë”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet Visar Avdyli, personi i kërkuar nga Norvegjia për një vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj shtetasin kosovar me inicialet V.A, që ishte i kërkuar me udhërarrest ndërkombëtar. Sipas...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img