02,05,2024

Garës për zgjedhjet lokale në Ferizaj i shtohet edhe lista “NE GUXOJMË”

Must Read

Pas replikave që ditëve të fundit përcjellën anëtarësinë e Listës “Guxo”  në Ferizaj, një pjesë e së cilës ishte e gatshme të  hyjë në garë me identitet të vetin e jo të shkriheshin në subjektin e LVV-së, sot është bërë e ditur se  kanë aplikuar në KQZ si iniciativë me emrin “NE GUXOJMË”

Për këtë  pati edhe disa përplasje në mes disa përfaqësuesve të lartë të listët “Guxo” të cilët  nuk morën kurrfarë veprimi që ti hynin garës për zgjedhjet lokale, por sipas deklaratave të palës tjetër ata neglizhuan anëtarësinë dhe bllokuan që mos të garojnë  me identitetin e tyre por të shkrihen në LVV dhe përmes sajë të garojnë për zgjedhjet lokale.

Si duket  kjo nuk u pranua nga një pjesë  e kësaj anëtarësie  e cila nga sot pritet që të garojë në zgjedhjet lokale në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur  njëri ndër iniciatorët e kësaj iniciative Balton Dërguti.

Kjo është deklarata e plotë.

Të nderuar bashkëpunëtor, aktivist dhe votues të listës Guxo.

Ju njoftojmë se sot kemi aplikuar në KQZ për regjistrim të iniciativës qytetare të cilën  e kemi emëruar “NE GUXOJMË”, përmes së cilës do të garojmë në zgjedhjet komunale në Ferizaj .

Me këtë emër do të garojmë në zgjedhje pasi që emrin “Guxo”  e ndaluan në KQZ ata që nuk guxuan që me këtë emër të hyjnë në zgjedhjet lokale.

Deri te ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta të anëtarësisë se gjerë dhe aktivistëve tonë, të cilët janë të vendosur ta vazhdojnë rrugën e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova dhe orientimin e djathtë politik të trashëguar nga ai.

Ne përkrahim fuqishëm Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani për punën e shkëlqyeshme që po e bëjnë, por asnjëherë nuk do të përkrahim deputet apo ministrat, të cilët e braktisën elektoratin dhe premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore.

Do të mbetemi gjithmonë pranë votuesve tonë dhe aktivistëve të palodhshëm të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për të ndodhur ndryshimi.

Ne gjithmonë do t’i përkrahim ata politikanë dhe udhëheqës që punojnë për të mirën e qytetit dhe shtetit.

Na priftë e mbara

Iniciativa Qytetare

“NE GUXOJMË”, Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img