16,05,2024

Gara e kreativitetit dhe mendimit kritik mbikëqyret nga Rexhep Hoti e Elmi Reçica

Must Read

Sot është mbajtur gara komunale e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik në Shtime, përcjell Insajderi.

Kjo garë ka qenë nën përcjelljen e koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.

Në rrjetin social Fcebook, koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, disa fotografi dhe detaje nga kjo garë. Të dy të pranishmit thanë se ajo cfarë po shohin nëpër komuna është e jashtëzakonshme.

Deputeti Reçica i uroi suksese nxënësve pjesëmarrës duke thënë se një garë e këtij lloji ka qenë është një fillim shumë i fuqishëm e shumë i mbarë dhe se masiviteti i garës në gjithë Kosovën është pjesa më e bukur e saj.

“Është një kënaqësi shumë e veçantë kur i shoh këta nxënës këtu, prindërit e tyre, mësuesit e të gjithë ju. Këtë mundësi e ka krijuar sigurisht puna e Koordinatorit Nacional që e përgëzoj dhe falënderoj për punën. Ky projekt ka qenë i brumosur thellë brenda nesh, por Koordinatori Hoti i ka dalë në krye për ta realizuar dhe dëshmuar këtë”, tha Reçica.

Ndërkaq, Koordinatori Hoti iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ajo çfarë po sheh nëpër komuna për të realizuar Programin Nacional për Rininë është një mobilizim i jashtëzakonshëm.

“Kur ju shoh sot juve këtu, mund të ju them se kur ka hyrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë një gëzim shumë i madh. Sot ju jeni Ushtria Çlirimtare e Kosovës e arsimit, e fjalës, e krijimit dhe ju jeni realisht e ardhmja. Nuk ka gjë më të çmuar sesa të shoh sot gjithë këta nxënës që kanë diçka për të shprehur. Çdo nxënës që ka ardhur në garë është këtu me punën e tij dhe çdo nxënës sot është president, ministër, punëtor, mësimdhënës dhe gjithçka. Sot ai është i zoti i vetvetes sepse do të bëjë një performancë para panelit vlerësues. Sot, nxënësit tuaj do të mësohen ta menaxhojnë humbjen e dinjitetshme sepse kanë arritur të vijnë deri në nivelin komunal”, tha Hoti.

Edhe nënkryetari i komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, si dhe drejtori komunal i Arsimit Mensur Neziri, e falënderuan Koordinatorin Hoti për një organizim kaq të madh në nivel vendi, duke thënë se të tilla gara janë të mirëseradhura dhe shumë të domosdoshme./ Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img