Sipas Musliut, fotografia që tregon këmbët dhe duart e prera dhe të mbuluara më gjak nuk duhet të ekspozohen për fëmijët e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ajo thotë, se pamjet e tilla nxisin dhunë e terror, njëkohësisht kërkon nga qytetarët që të bojkotojnë këto dyqane që mbajnë produkte të tilla.
Ja postimi i plotë:
“Kjo pamje s’do koment!!! Tani kur ne vendin tone eshte bere tradite te festohet “Halloëeen” dhe femijet vershojne neper dyqane kjo eshte pamja e fundit qe do duhej tu servohej. Femijet e Kosoves nuk kane nevoje per pamje te tilla. Ata meritojne nje bote me te hareshme. Keto pamje nxisin dhune e terror. Nese nuk kemi mundesi ta ndalojme shitjen dhe ekspozimin e ketyre produkteve atehere kemi mundesi ti bojkotojme keto dyqane deri ne Nentor.
P.s Foto eshte realizuar ne nje nga supermarketet ne Prishtine”, shkruan ajo. /Lajmi.net/
.