30,11,2024

Futbollisti shqiptar “spiunon” për spanjollët: Ja si luan Shqipëria

Must Read

Për të zbërthyer lojën e kuqezinjve ka menduar futbollisti Rigers Selami, lojtari i cili ka veshur fanellën e përfaqësueseve të moshave në të kaluarën, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit B të klubit Leganes në Spanjë,.

Në një intervistë për “RTVE”, televizionin kombëtar në Spanjë, ai ka treguar se cilat janë pikat kyçe të skuadrës shqiptare. “Shqipëria e De Biazit është e vështirë për t’u mundur. Dy linjat e para të rreshtimit 4-2-3-1 janë shumë të forta, aq më shumë kur ekipi luan në shtëpi i mbështetur nga tifozët”, tregoi ai.

“Në teori, Shqipëria do të presë në gjysmëfushën e saj Spanjën dhe do të kërkojë topin e gjatë, por me kujdes, pasi është një ekip i guximshëm dhe sidomos kur ndeshet me rivalë që kanë emër të madh”, vijoi Selami.

“Atmosfera në stadium mund të krahasohet me atë që këtu e njohin si tipike të stadiumeve në Turqi apo Greqi. Fusha duhet të jetë në kushte të mira, pasi nuk ka shumë që është vendosur bari i ri”, theksoi futbollisti i cili më pas ka analizuar futbollistët kuqezi, duke u ndalur te Roshi, “lojtari më i mirë në lojën një kundër një në radhët e Shqipërisë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img