28,12,2024

Futbollisti i Kombëtares shqiptare mposht Messin e Ronaldon (FOTO)

Must Read

Super Azdren Llullaku. Shqiptari është i pandalshëm në kampionatin rumun dhe për të nuk kanë të ndalur as vlerësimet dhe stimujt personalë. Një javë më parë, shqiptari u vlerësua me titullin e lojtarit “surprizë” për këtë vit, duke parë ecurinë e suksesshme që kishte bërë me Gaz Metan gjatë këtij viti.

Dje, në përditësimin e renditjes së UEFA-s për fituesin e “Këpucës së Artë” të sezonit 2016- 2017, shqiptari është ngjitur në fron, shkruan “Panorama Sport”

Ndonëse nuk është pjesë e një kampionati elitar dhe se koeficienti për Rumaninë është vetëm 1.5 dhe jo maksimal 2, shqiptari ka shënuar mjaftueshëm sa për të pasur 24 pikë. Aq sa e kanë bërë që të ngjitet në vendin e tretë në renditjen aktuale të golashënuesve në ligat europiane.

Falë dy golave të shënuar përballë Dinamos së Bukureshtit, shqiptari ka arritur në kuotën e 16 golave dhe duke u shumëzuar me koeficientin 1.5, ai grumbullon 24 pikë.

Më shumë sesa Llullaku, ka vetëm Pierre-Emerick Aubameyang dhe Yevgeni Kabayev. Futbollisti i Dortmundit ka shënuar 15 gola dhe duke u shumëzuar me koeficientin 2, kuota e e pikëve e lojtarit nga Gaboni shkon në 30.

Ndryshe, Llullaku ka lënë para vetës sulmuesit e mëdhenjtë si: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez e Lionel Messi (Barcelona), Robert Lewandorski (Bayern), Sergio Auguero (Man City) dhe Diego Costan (Chelsea).

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img