17,11,2024

Futbollisti ferizajas që u ftua nga Panucci jep fjalë të mëdha për Kombëtaren shqiptare

Must Read

Kombëtarja Shqiptare U-21 do të luajë të premten një ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e “Euro 2019”, teksa do të presë në “Selman Stermasi” në orën 18:00 Irlandën e Veriut.

Mesfushori Ylber Ramadani do të jetë pjesë e Shpresave për këtë ndeshja, teksa ai është shprehur se do të japë maksimumin, edhe pse 3 ditë më pas do të jetë pjesë e kombëtares së madhe në miqësoren me Turqinë.

“Që nga dita e parë që kemi ardhur këtu kemi menduar vetëm për të fituar. Çdo lojtarë pret që të luaj me kombëtaren. Një minutë një minutë vetëm të luajë. Unë do të vazhdoj të bëj punën time, që të arrijë që të më zëvendësojë dikush më vonë. Nëse fitojmë ndeshjen të premten, mund të kemi shanse për kualifikim. Unë nuk do të kursehem aspak në fushë, pasi U 21 më ka dërguar në kombëtaren e parë. Duhet ta qarkullojmë topin sa më shpejt, pasi kundërshtarët luajnë me topa të gjata. Objektivi ynë është vendi i dytë në grup, ndaj dhe do të futemi në fushë për të fituar. Kemi shumë lojtarë të mirë, por nuk kemi pasur fat për të gjetur golin. Çdo lojtarë jep maksimumin për të shkuar në ekipin e parë. Ndeshja është në Tiranë, ndaj dua të ftoj të gjithë shqiptarët që të na përkrahin në stadium”, tha Ramadani në konferencë për mediat. /vipsport.al/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img