29,04,2024

Futbolli Ferizajas dhe e Ardhmja

Must Read

Dimal Basha
-U fol se është organizua një takim nga krerët e Komunës për me bisedua të ardhmen e futbollit ferizajas. Sa për dijeni, ky takim nuk është në faqen e Komunës dhe krejt çka morra vesh është përmes mesazheve private që kanë pranuar disa miq. Kërkoj ndjesë nëse është publike mirëpo unë se kam pa, por nëse ky organizim është ba me telefona privat, mendoj që është gabimi i pare i Komunës që organizimet për tema të mëdha i kryen me mesazhë dhe me njerëz të caktuar.

Për ata që nuk janë në rrjedha të këtij sporti, krejt çka ju duhet me dite është se Ferizaj si qyteti i trete me popullsi dhe i dyti qytet me fuqi ekonomike në Kosovë pas Prishtinës, dhe sot garon në ligën e dytë. Për ata që e dinë, ky sport deri sot i ka përngja njifarë kaosi të organizum.

Arsyet për Dështim

Krejt shkurt, duhet me fol për arsyet për dështimin e ekipit ferizajas.
Deri sot përgjegjës kryesorë janë menaxhimi i dobët që është kombinim mes Komunës, po hala ma shume njerëzve përgjegjës brenda ekipit. Kur diçka dështon, topi ndalet me ata që janë kanë në krye edhe rrjedhimisht është e ndershme qe fillimisht me marre përgjegjësinë, e pastaj m’u tërhjek për me leshu rruge për tjerë.

Çka duhet m’u ba?

Problemi kryesore, për mendimin tim, është fokusimi total ne ekipin e parë, dhe neglizhimi dhe dështimi total që po bahet në futbollin si organizim dhe strukture.
Çka po du me thane është se për me ba futboll të mirë nuk mundesh me ba duke u fokusu në ekipin e parë e me neglizhu gjeneratat e reja. Kjo i bie sikur me investu në fëmijë veq kur ata te shkojnë ne fakultet, por mos me ba asnji investim ne ta kur jane ne shkolle fillore e te mesme.

Duhet kuptu te krejt ata qe marrin vesh ne këtë sport se nëse nuk e ki temelin e forte, që janë gjeneratat e reja, duhesh me kanë komplet naiv me besu se ekipi i parë ka me funksionu. Çka kam ndëgjuar deri sot është se po flitet blerja e lojtareve dhe trenerëve të ri.
Dëgjoni, ju mundeni me ble, me hy në ligë të parë, mirëpo at minutë që nuk keni mjete, ekipi prapë kthehet në pikën zero. Pra është kënaqësi dhe sukses i falsifikuar që të bën mu ndje mire për momentin, por që nuk zgjat. Është njëfarë kënaqësie që nuk zgjat më shume se një sezon, është si puna drogës, e merr si rrugëdalje për me ju ik problemeve, edhe pas marrjes te ban mu ndje shume mire, thu se krejt bota është e jotja, mirëpo zgjat veç deri sa te lëshon doza dhe pastaj prap kthehesh ku ke qene, tek problemet. (këtë nuk e kam prej përvojës, veç me t’nime e me t’lexume.

Themelimi i një Akademie Futbolli

M’u kthy në temë. Ferizaj e ka një organizim dhe strukture katastrofale të futbollit të gjeneratave të reja. E kam pas pak djalin dhe me vije keq për katrahurën që e sheh njeri aty, dhe jo ndoshta krejt me fajin e trenereve. Dhe prapë krejt debatet bahen qysh me rregullu ekipin e pare. Nëse doni ekip të mirë të pare, por që ofron edhe stabilitet, Ferizaj duhet me fillu me investu veç në gjeneratat e ardhshme. Për me kane ma i sakte, duhet me ba riorganizimin e dhe ristrukturimin e gjeneratave. Abuzimi përfshin abuzimin që ju bahet fëmijëve me orare, mjete, dhe trener. Duhet me u rregullu oraret dhe treneret që me pas stabilitet te fëmijët, por edhe te trenerët.

Sa për ilustrim, mundeni me caktu nga një trener dhe një ndihmës trener për secilën moshe. Pra nga dy do të jenë përgjegjës për mosha 7/8 vjet, 8/9, e kështu me radhe. Të dy trenerëve ju ofrohen kontrata ku ju sigurohen pagat, por edhe njëkohësisht në kontratë e cekë që mos-marrje e përgjegjësisë dënohet me përjashtim automatike.

Për me realizu orare dhe ardhmëri, fëmijët e të gjitha moshave hyjnë në prova, që është si forme testimi për te gjitha moshat dhe nga te gjithë fëmijët vetëm 25 regjistrohen. Pra ka shume fëmije, por trenerët përkatës për secilën moshe zgjedhin vetëm 25 talentë që të marrin pjesë në ekipin e Ferizajit per secilen grupmoshe. Kjo strukture dhe organizim jep mundësi me kriju nje akademi futbolli dhe njekohesisht fillojmë me kriju një të ardhme te futbollit.

Pastaj, mbi moshën 14 vjeçare (por edhe nese ka ndonje talent nen ate moshe) ju kerkohet qe prinderit fillojne te nenshkruajne kontrata me ekpien e pare. Kjo nuk dmth qe ekipa e pare duhet t’i paguaje ata, mirepo duhet me pas nje siguri qe investimi ne ta me qene me i sigurt nese ata shiten neser ne nje ekip tjeter. Kjo Akademi duhet me pas nje Board te ndare prej 5 individeve qe punojne pa pagese che ku tre jane njohes te sportit dhe dy jane biznismen te njohur te qytetit. Duhen edhe biznismen sepse veq me njoft sportin, ose me qene sportist nuk mjafton. Duhen edhe aftesi menagjuese, sepse me kane menagjer I mire nuk eshte e domosdoshme me qene footballer i mire.

Une di me ju thane se, ju mundeni edhe me ble trenera e lojtare te shtrenjte, po ata rrijne aty veq sa te keni pare. Ju e keni provu veq kete formule. Ate minute qe nuk keni sukses dhe deshtoni, mbeteni edhe pa pare edhe pa ekip, sikur qe keni ba deri tash. Prandaj, sygjerimi im eshte qe te investohet ne nje akademi te mire, sepse akademia e bjen edhe ekipen e pare. Sakrifica ma e vogel duhet me kane ku gjysma e investimeve totale, gjysma shkojne ne Akademi e gjysma ne ekipen e pare. Tjetra, eshte e ndershme qe te gjithe ata qe kane qene ne krye dhe pergjegjes per gjendjen ku eshte Ferizaji sot duhet me dhane doreheqje. Krejt ne fund, eshte e patjetersueshme qe kjo Akademi te kete edhe nje ekip femrash.

Per fund, une ju uroj sukses ne mbledhjen e sotit sepse fundja krejt e dojme nje Ferizaj te mire, mirepo per me mrri kete ju duhet qe lojaliteti juaj me kane kundrejt Ferizajit si qytet e jo individeve te caktum. Per me ndertu dicka mire duhen njerez te mire dhe qe kane vullnet me ba mire. Ma mire me shku 4/5 vjet e me ba akademi qe te mban ne lige te pare gjithmone, se me neglizhu rinine dhe me investu krejt mjetet ne ekipen e pare dhe pastaj me deshtu e me u kthy prap ne piken zero. Ferizaji e ka kete problem moti edhe krejt e dime qe eshte kriju nje cikel vicioz, e krejt kjo per shkak te prioriteteve te gabushme. Une e di qe deshtimi ma i madh vje kur i perzini prioritetet dhe ne vend se me investu ne femije qe bje stabilitet afatgjate, investojne ne pleq te thym qe na mbajn “happy” veq ni vit dhe pastaj ne depresion per shume vite me radhe.

Ju mundeni edhe me ble trenera e lojtare te shtrenjte, po ata rrijne aty veq sa te keni pare. Ju e keni provu veq kete formule dhe keni deshtu. Ate minute qe nuk keni sukses dhe deshtoni, mbeteni edhe pa pare edhe pa ekip, sikur qe keni ba deri tash, prandaj, investoni ne te ardhmen e futbollit ferizajas, ndertoni Akademi.

Shnet e suksese,

Dimali

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img