30,04,2024

Fushatë e ashpër e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Must Read

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar sot se ai do t’i bëjë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që Kosova mos të anëtarësohet në këtë organizatë.

Ai në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka thënë se i ka dorëzuar kreut të INTERPOL-it, Meng Hongwei, fakte me shkrim se pse sipas tij Kosova nuk duhet të anëtarësohet në këtë organizatë, transmeton lajmi.net.

Siç thotë Stefanoviq, një shtet mund të bëhet pjesë e INTERPOL-it vetëm nëse është anëtar i OKB-së.

Aplikacioni për anëtarësim i Kosovës është përfshirë në draftin e axhendës së përkohshme të sesionit të 87 të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, i cili sipas njoftimeve të mëparshme mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në nëntor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img