13,12,2025

Furnizim ditor me bukë falas për qindra familje skamnore ferizajase

Must Read

Solidariteti për familjet në nevojë sidomos tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19, është i domosdoshëm e tregues i vlerave më të çmuara njerëzore. Këtë bën sot furrtarët ferizajas, që prita në takim ku morëm vendim që:

1. Furnizimi me bukë të bëhet ekskluzivisht në furra, sipas orareve të përcaktuara;

2. Furnizuesit me bukë të marketeve dhe dyqaneve në zona rurale, obligohen të paketojnë produktin në qese plastike.

Furrtarët do të ofrojnë bukë falas për familjet skamnore, pjesë e listës që do ta përpunoj sektori i mirëqenies sociale, e që kryefamiljari mund të shkoj në baza ditore për furnizim në furrën që i caktohet.

Furrtarëve, faleminderit për solidaritetin me familjet skamnore ferizajase.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img