30,04,2024

Funksionalizohet aneksi i Radiologjisë dhe aparati i CT-së së re në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt

Must Read

Zëvendësminstrat e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha dhe Dr. Arsim Berisha kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit për të hapur bashkë me drejtuesit dhe punonjësit shëndetësor të Spitalit hapësirat e reja.

Prej sot për qytetarët e Ferizajit dhe regjioneve përreth në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajit po funksionalizohet aparati i ri i Tomografisë së kompjuterizuar. Me këtë është siguruar edhe një shërbim shtesë në funksion të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të tyre. CT-ja e re 16 shtresore do të heqë edhe listën e pritjes për qytetarët e Ferizajit të cilët tani do të kenë një adresë të mirëfilltë për trajtimin e shqetësimeve të tyre shëndetësore.

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajit po bëhet me një repart modern të Radiologjisë, pajisur me CT të re, aparaturë përcjellëse moderne dhe kushte optimale të punës, ky repart do të rrisë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore.

Angazhimi i vazhdueshem i Ministrisë për të investuar në funksionalizimin e Radiologjisë dhe kontributi i SHSKUK-së kanë ndihmuar që ky projekt të jetë i realizueshëm.

E gjithë kjo, duke pasur pacientin në qendër të vëmendjes, Ferizaji me rrethinë do të kenë një qendër të avancuar për shërbime profesionale mjekësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img