28,04,2024

Ftohen të riatdhesuarit në Ferizaj që të konkurrojnë për grante vetëpunësimi deri në 3 mijë euro

Must Read

Ferizaj.23.07.2018. Qendra Rajonale e Punësimit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe me Qendrën për Aftësime Profesionale kanë filluar së fundi zbatimin e një projekti që u siguron të riatdhesuarve një përkrahje të rëndësishme ekonomike.
Bëhet fjalë për të gjithë ata qytetarë që janë riatdhesuar në Ferizaj e që duhet ta dëshmojnë me dokumente të cilët do të kenë të drejtë që deri më datën 13 gusht të aplikojnë për të përfituar grante deri në 3 mijë euro me të cilat do të mund të hapin ndonjë punëtori për të krijuar një ekonomi më të mirë familjare.
Naim Gashi udhëheqës i Zyrës së Punësimit pohon se ka nevojë që kjo kohë të shfrytëzohet sa më mirë nga ata që janë vërtetë të interesuar të përfitojnë” Është një afat i shkurtër prandaj ju bëj thirrje të gjithë atyre që konsiderojnë se i përmbushin kriteret që të lajmërohen tek zyrat e punësimit për të marrë udhëzimet e nevojshme. Do të jetë mjaft e rëndësishme që të përfitohen makineri për një vetëpunësim të qëndrueshëm” ka thënë drejtori Gashi.
Ndërkaq u bë ditur se listat e atyre që do të përfitojnë do të hartohen në bashkëpunim edhe me komunën e Ferizajt e cila ka pasur një përvojë mjaft të mirë në këtë drejtim me organizata të ndryshme.
Kurse u qartësua se të gjithë ata që ia mësyjnë të konkurrojnë për përftimin e këtyre granteve të vetëpunësimin duhet ta kenë në dosje edhe dëshminë e kryerjes së kursit për vetëpunësim i cili kryhet në Qendrën për Aftësime Profesionale e cili zgjat 15 ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img