01,05,2024

FSK-së merr edhe një medalje të artë në Britani të Madhe

Must Read
FSK nderohet me medalje te arte ne Britani

Sipas një komunikate të MFSK-së, ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës.

“Ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19  deri me 21 tetor 2016”.

“Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njejtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë”,thuhet nw komunikatw.

Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave  nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt  edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë  nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia.

img_0776

Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgatitjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi.

Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar  si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkpunimin me ushtritë e vendeve të tjera.

img_0773

Faza përgatitore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje,  5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britaneze.

Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme  janë konkurrencë serioze për ushtrit e vendeve të zhvilluara./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img