16,04,2024

FSK po vazhdon kërkimet në lumë për 16 vjeçarin nga Peja

Must Read

1457955285lumi

Mesditën e së mërkurës, në digën e lumit në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ka rënë Hasan Berisha.

16-vjeçari nga fshati Llabjan i Pejës ishte i shoqëruar nga dy shokë të tij, që kishin shkuar për të peshkuar, raporton KTV.

Sipas deklaratave që ata kanë dhënë për policinë, ai është hedhur në ujë për të marrë një top dhe nuk ka mundur të dalë, derisa ende nuk dihet për fatin e tij.

Edhe gjatë ditës së enjte, ekipet e shpëtimit të FSK’së, përkatësisht zhytësit, kanë vazhduar kërkimin e trupit të të miturit.

Pjesëtarët e FSK’së po ashtu kanë kërkuar edhe në pjesë të tjera, afër vendit ku është zhdukur 16-vjeçari.

Ndërkaq, familja 9  anëtarëshe Berisha është tronditur nga zhdukja e djalit të katërt të tyre.

Vëllai i madh i Hasanit, Edison Berisha, thotë se disa herë janë larë në atë pjesë të lumit dhe se vëllai më i vogël i tij e njihte mirë notin. Kërkimi i 16 vjeçarit ka vazhduar edhe në orët e pasdites, por pa sukses.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img