Fshatrat Bibaj, Sojevë, Dardani, Mirosalë e Zllatar të komunës së Ferizajt kanë mbetur pa furnizim të energjisë elektrike që nga ora 11:00 e paradites së djeshme, dhe sipas informatave që kemi nga banorët e atjeshëm, bëhet fjalë për një defekt në rrjetin 10 kV që furnizon këtë zonë të fshatrave.
Ndërkaq kompania për distribuimin e energjisë elektrike KESCO, nuk ka bërë asfarë njoftimi për këtë defekt deri në këto orë, e as për kohën e rikthimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Banorët e këtyre fshtarave poashtu janë të revoltuar me mungesën e investimeve në rrjetin elektrik, sepse defektet e shpeshta jo vetëm se po i lënë banorët në terr, por po e rrezikojnë edhe furnizmin e tyre me ujë. Siç dihet shumica e shtëpive në këto treva kanë puse të ujit që veprojnë me pompa eletrike – hidroforë.
“Që nga dita e djeshme rreth orës 11:30 paradite e deri tani ne nuk furnizohemi me rrymë elektrike, për arsye ende të panjohura. Ne kemi kontaktuar numrat e KEDS por pa përgjigje sepse nuk janë lajmëruar. Gjësendet e konzervuara në frigoriferë tanimë jane prishur dhe mungesa e energjisë elektrike na ka vështirësuar jetesën tonë”, thotë Admir Rexhepi, banor i fshatit Sojevë.