17,05,2024

Fshati i fallxheshave më të mira të Kosovës (Foto)

Must Read

Baja e Istogut, e cila në gjithë Kosovën njihet si Baja e Pejës (Ilixha e Pejes), nuk është e njohur vetëm si qendër rehabilituese, në të cilën njerëz me probleme shëndetësore nga e gjithë Kosova shkojnë për t’u shëruar, por edhe për ta gjetur rehatinë.

Uji i ngrohtë që buron nga thellësia e tokës në këtë fshat, i cili i ngjan një qyteze, nuk është ilaçi i vetëm për shërbimin e shumë sëmundjeve.

Baja tashmë është shndërruar edhe në një qendër tjetër – të shkrirjes së plumbit dhe parashikimit të fatit në filxhan të kafesë. Fitohet përshtypja se më shumë njerëz shkojnë tek fallxheshat sesa njerëz që ia mësyjnë qendrës rehabilituese në Bajë për t’u shëruar.

Më shumë punë fallxheshat sesa qendra rehabilituese e mjekët!

Edhe ata që shkojnë për herë të parë nuk e kanë vështirë t’i gjejnë fallxheshat, pasi që secila nga ato ka vendosur tabela që tregojnë shtëpitë ku ndodhen ato. “Te Sanija”, “Te Gila”, “Plumbtore”, “Falltore”, janë vetëm disa nga emrat që tërheqin “hallexhinjtë”.

E ata që mësyjnë këto dyer thonë se në Bajë ndodhen fallxheshat më të mira në Kosovë. /Zëri

Fshati i fallxheshave më të mira të Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img