Të shtunën është bërë asfaltimi i rrugës “Qazim Zejna”, në fshatin Greme.
Nga afër inspektimin e punimeve në këtë rrugë i ka ndjekur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, por edhe me zyrtare të tjerë.
Drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, këtë projekt e ka cilësuar si tejet të rëndësishëm për banoret e kësaj lagje. Sipas tij, tij kjo rrugë është asfaltuar me të gjitha standardet që janë duku u aplikuar në të gjitha rrugët e qytetit tonë. Kjo rrugë lidh edhe shumë rrugë të tjera të këtij fshati.
“Asfaltimi i kësaj rrugë është në vazhdën e përfundimit të shumë projekteve që janë duke u realizuar në qytetin tonë. Është një rrugë që banorëve ju ofron një qasje më të lehtë për në qytete, por edhe në drejtim të shkollës”, ka thënë drejtori Ilazi, duke shtuar që shumë shpejt do të fillojnë të rregullohen edhe shumë rrugë të tjera në fshatin Greme.
Fatmir Zejna, banorë i kësaj lagjeje është shprehur tejet i gëzuar me asfaltimin e kësaj rruge.
“Falënderoje Komunën e Ferizajt, kryetarin, por edhe mbikëqyrësen e projektit, se me asfaltimin e kësaj rruge, fshati jonë po merr një pamje krejtësisht tjetër”, ka thënë Zejna.
Vlera e përgjithshme e projektit kap shumën mbi 21 mijë euro.