27,04,2024

Fruthi po shndërrohet në epidemi në Kosovë: Katër persona në gjendje të rëndë

Must Read

Ka nisur në qershorin e vitit që lamë pas. Por, epidemia e fruthit është duke vazhduar ende në Kosovë. Deri më tani vetëm në Klinikën Infektive të QKUK’së, për gjashtë muajt e fundit janë paraqitur 1 mijë e 100 persona me epideminë e fruthit. Kjo virozë po vazhdon edhe përgjatë janarit të këtij vitit. Për 15 ditët e para të 2018’ës në Infektivë janë paraqitur 30 kosovarë me fruth. Të gjithë këta jenë ndalur për kurim në QKUK. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë. Dy nga ta fëmijë.
Në muajin shtator të vitin që lamë pas, Ramiz Gashi, nga fshati Mramor i Komunës së Prishtinës kaloi 3 ditë në Klinikën Infektive të QKUK’së nga fruthi. Por, kjo virozë siç duket ende nuk është larguar nga familja e tij. Në muajin janar të këtij viti, Ramizi kishte dërguar djalin e tij për në QKUK, të prekur nga fruthi. Thotë se virozën e mori në shkollë.

“Kam disa ditë që e kam sjellë djalin këtu. Është prekur nga fruthi. Unë e kam kaluar muaj më parë, e tash iu ngjit djalit”, thotë babai i të miturit nga Prishtina.
Ndërkohë, në Klinikën Infektive të QKUK’së vetëm përgjatë muajit janar të këtij viti janë paraqitur 30 raste të reja me fruth, katër prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Këtë informatë e ka dhënë për Express, drejtori i Infektives, Hamdi Ramadani.

“Që nga 1 janari e deri më sot ne në klinikën tonë i kemi diku mbi 30 raste të paraqitura dhe të ndalur për trajtim me sëmundjen epidemiologjike të fruthit. Aktualisht në klinikën tonë janë edhe nja 3 ose katër të sëmurë, bilez një fëmijë është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po ashtu edhe një fëmijë tjetër i moshës mbi 2 vjeçare. Pra për momentin i kemi edhe nja katër raste më të rënda që janë duke u trajtuar”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani thotë se ky numër është shqetësues. Sipas tij, epidemiologjia e fruthit është duke vazhduar në Kosovë që nga muaji qershor i vitit të kaluar.

“Sëmundja epidemike vlerësojmë se na ka zgjatur mjaft. Ju e dini ka filluar në qershor dhe po zgjat deri në muajin janar. Situatën ende nuk e kemi ndal në zero, ende po na vazhdon. Po besojmë që në ditët në vijim të zvogëlohet në total kjo sëmundje”, ka thënë drejtori i Klinikës Infektive në QKUK.

Për gjashtë muaj 1 mijë e 100 kosovarë u prekën nga fruthi

E ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar e deri në muajin janar të këtij viti, vetëm në Klinikën Infektive në QKUK, 1 mijë e 100 kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor nga epidemia e fruthit. 600 prej të cilëve janë ndalur për trajtim, ndërkaq 400 persona të tjerë kanë qenë pacientë ambulatorë, që do të thotë vetëm kanë kërkuar shërbime në masa ditore.

“Ne për vitin që shkoi i kemi pasur rreth 600 persona të ndalur për trajtim këtu në klinikën tonë, ka qenë mjaft ngarkim i madh edhe i stafit i barnave e të tjera. Megjithatë edhe këtë vit sëmundja po vazhdon edhe në këtë vit, normalisht me një intensitet më të zvogëluar”, thotë Ramadani.

Megjithëkëtë më të prekurit nga kjo epidemiologji më të prekurit vazhdojnë të jenë pjesëtarët e komunitetit RAE. Kjo si pasojë e mos vaksinimit të tyre. Por, vendit, sipas drejtorit të Infektives, do t’i duhen edhe së paku katër vite që ta marrë vetën nga epidemiologjia e fruthit.

“Çështja se përse ky numër është kaq i madh qëndron se shumica nga fëmijët nuk janë të vaksinuar. Ne besojmë se duhet të kalojnë disa vite, të paktën 4 vite që gjendja të normalizohet dhe më të mos na shfaqet kjo sëmundje”.

Ramadani thotë se ndonëse ka kaluar periudha, ai bën thirrje që qytetarët edhe më tutje të vaksinohen dhe të paraqiten në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëse vërejnë shenja të gripit.

Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas dy persona kanë vdekur nga fruthi në Kosovë.
Ndryshe, viteve të fundit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fruthi ka “rilindur” në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar nga shkaku se nuk janë vaksinuar me rregull.

Në shumë vende të Evropës janë regjistruar të sëmurë dhe të vdekur nga fruthi: Rumani 5920 raste me 25 vdekje, Itali 1290 raste, Gjermani 504, Belgjike 218, Danimarkë 134, Çeki 92, Austri 75, Bullgari 72, Spanjë 46 raste./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img