30,04,2024

Franca shton masat e sigurisë për Euro 2016

Must Read

francaa

Kryeministri francez, Manuel Valls ka bërë të ditur se Qeveria franceze ka planifikuar të shtojë forcat e sigurisë për të mbuluar kampionatin evropian Euro 2016, që këtë vit mbahet në Francë.

Në një radio intervistë, kryeministri francez ka thënë se ndërmarrja e hapave të tillë të sigurisë është e domosdoshme, duke pasur parasysh sulmet me bombë që kanë ndodhur në Paris, ku të vdekur kishin mbetur 130 njerëz.

Lidhur me ndërmarrjen e këtyre hapa të sigurisë për rreth dy muaj, ai tha se do të kërkojë miratimin nga parlamenti francez.

Ndeshjet kryesore të Euro 2016, do të mbahen në stadiumin e qytetit të Parisit, i cili ishte në shënjestër nga kamikazët.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve tha se do të kërkojë nga ministrat e tjerë që të miratojnë këtë kërkesë për shtimin e masave të sigurisë.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të jetë e përhershme, por në rastet e këtyre ngjarjeve të mëdha ne duhet të zgjasim atë,” tha ai.

Euro 2016 që këtë vit do të mbahet në Francë, do të fillojë me 10 qershor dhe do të zgjasë deri më 10 korrik.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img