29,04,2024

Formohet Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë

Must Read

Ferizaj.17.01.2018. Drejtoria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit në Ferizaj akoma nuk ka filluar përgatitjet për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Drejtoresha e Kulturës Xhemile Murati-Shabani, thotë se për organizimin e aktiviteteve tashmë kanë formuar Këshillin Organizativ, mirëpo se çka do të përmbaj agjenda akoma nuk është vendosur.

“Në lidhje me organizimin e 17 shkurtit, 10 vjetorin e themelimit të pavarësisë, ne vetëm e kemi themeluar Këshillin Organizativ i cili do të punoj në ditët në vazhdim, diçka konkrete ende nuk kemi bërë, agjendën dhe planin e punës, por gjatë takimeve të radhës që do të kemi me Këshillin Organizativ besoj që së shpejti do të dalim me agjendën konkrete që do të jenë të përfshira disa ditë për 17 shkurtin, shënimin e pavarësisë”,tha Murati.

Drejtoresha Murati-Shabani tha se parashohin aktivitete të bollshme, pasi ka kohë një muaj për përgatitje.

“Ne veç i kemi filluar takimet dhe sapo dolëm edhe nga një takim me shoqatat, kemi filluar t’i marrim propozimet, mandej me kalimin e kohës besoj që janë të mjaftueshme një muaj ditë që ta bëjmë selektimin dhe përzgjedhjen e aktiviteteve që do të bëhen për 17 shkurtin”,tha Murati-Shabani.

Ndryshe, sa i përket nivelit shtetëror, përgatitjet për manifestimin e 10 vjetorit të pavarësisë, vitit jubile të Republikës së Kosovës, kanë filluar që nga muaji nëntor, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img