04,05,2024

Formohet Këshilli Organizativ për ndarjen e çmimit “Finesa”- artisti i vitit 2017

Must Read

Ferizaj.31.01.2018. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati- Shabani, së bashku me një grup punues në mbledhjen e mbajtur dje, kanë formuar këshillin organizativ për përzgjedhjen e artistit të vitit 2017.
Ky këshill përbehet nga këta anëtarë: Sabri Pajaziti nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhevdet Shabani nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastrioti”, Faruk Buzhala nga Klubi “De Rada”, Pranvera Sylejmani nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi’, Bardhyl Abazi nga shkolla e muzikës “Çesk Zadeja”, Driton Ramadani nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha”, Arbenita Topalli, nga Shoqëria Civile, Lindita Isufi nga Kori dhe Orkestra e Qytetit si dhe Lebibe Topalli ish fituese e këtij çmimi në vitin 2016,

Konkursi për çmimin “Finesa” është i hapur deri më datën 9 shkurt, ndërsa çmimi “Finesa”, ndahet me datën 15 shkurt në orën 20:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Pavarësisë së Kosovës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img