29,04,2024

Flet për herë të parë “Escobari i Ballkanit”, Balili: Akuzat greke ndaj meje politike

Must Read

Me anë të avokatit të tij grek, Balili ka vendosur që të bëjë publike një letër ku flet për akuzat ndaj tij duke i quajtur politike dhe duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas Balilit bashkë me segmente të policisë greke kanë ngritur akuzat ndaj tij, vetëm për të dëmtuar kryeministrin e tanishëm Edi Rama, bën të ditur SYRI.net.

Image

Letra e Balilit

E gjithë historia, siç kam e lexuar unë nëpërmjet avokatin tim Alexis Kougias, është e stisur dhe nuk nuk prova kundër meje, por vetëm një skenar të ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht palidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai se person kishte sjellje të jashtëligjshme.

Unë jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është një avokat, është një anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama.

Dosja e Klement Balilit

I butë Klement Balili, pohon në intervistën e tij për “Etnos”, se ka rënë viktimë e autoriteteve greke dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë (!) Ai thotë se dosja e tij nuk është dërguar ende në Prokurorinë shqiptare.

“Në mënyrë të veçantë disa persona, duke e njohur legjislacionin në Shqipëri, e në dijeni të fakteve se duke lëshuar një urdhër arresti ndaj një shqiptari që nuk ka qenë në Greqi, kanë vendosur që të lëshojnë edhe një stuhi mediatike në Shqipëri, ndërsa autoriteteve shqiptare dhe nuk u kanë dhënë asnjë element të hetimit.

Ata kanë kaluar muaj e muaj duke e rikthyer historinë time në Greqi dhe Shqipëri, dhe edhe pse vazhdimisht autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion, autoritetet greke nuk kanë dërguar asnjë dokument të vetëm. Avokati im në Greqi, Kougias vazhdimisht bën përpjekje për të dërguar këto dokumente me qëllim që autoritetet shqiptare të vendosim për të ekzekutuar urdhër ose jo urdhrin e dhënë nga Greqia, dhe këta nuk e kanë bërë “, ka thënë për “Etnos” i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit”.

Për më tepër, Balili thotë se kurrë në jetën e tij nuk është marrë me drogë edhe pse është arrestuar në vitin 2006 me 750 kilogramë hashash. Por Klement Balili e hedh poshtë edhe këtë rast.

“Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e madje është e ndërtuar qëllimshëm që të jepet një përshtypje për mua, e cila më pas shfrytëzohet nga Berisha dhe opozita në mënyrë që të dëmtojnë qeverinë, për shkak se ata nuk kanë asgjë tjetër për ti dhënë Drejtësisë”, shprehet Balili duke shtuar: “Fakti që rasti është ngritur edhe nga opozita shqiptare dhe pjesëtarë të Policisë greke të cilët kanë bashkëpunuar, ndoshta edhe për simpati të veçanta politike në Greqi nga ana e partisë së ish-kryeministrit Berisha”.

Image

“Une nuk jetoj ne luks”

Klement Balili përgënjeshtron pretendimet se ai bën një jetë luksoze, me jahte, vila. “Kam lexuar se më kanë pagëzuar ‘”Escobari i Ballkanit”, por unë vetëm jam i habitur dhe ju mund të bëni hetime për të gjetur nëse unë kam pasur ndonjëherë një jaht, apo kam bërë jetë luksoze, në shtëpi. Si mundet që ky njeri të jetë “Escobari i Ballkanit”, që ka miliona euro dhe  zgjohen në 6 të mëngjesit për të shkuar në punë, në drejtorinë e Transportit në Sarandë, për të punuar për 8 orë për një rrogë të mirë dhe që të ketë një familje që bën një jetë modeste si mijëra shqiptarë të tjerë, pa ndonjë makinë luksoze dhe sigurisht nuk ka shtëpi luksoze?”, thotë 44-vjeçari shqiptar i cili shpjegon se vëllezërit e motrat janë pronarët e hoteleve, që ai bleu me kreditë e ligjshme nga bankat shqiptare.

“Po me akuzon politika”

“E gjithë dosja ime është ngritur për arsye politike”, thotër për “Etnos” Klement Balili i cili akuzon opozitën në Shqipëri. “Dje jam informuar nga avokati im Kougia se njerëzit e policisë greke e kanë prodhuar dosjen gënjeshtra kundër meje në bashkëpunim me Berishën dhe politikanë të opozitës në Shqipëri”, është shprehur Klement Balili në një intervistë të dhënë për median greke.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img