
Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e Presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.
Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës, transmeton lajmi.net.
Madje edhe me emocionues u bë ky fjalim kur ndër tjerash Obama i tha edhe disa fjalë për zëvëndës presidentin Joe Biden.
“Jo vetëm se ju ishit një zv president i shkëlqyer por unë fitova edhe një vëlla. Ishte vendimi i parë që unë e mora dhe më i miri që e kam bërë. Miqësia me ju ka qenë njëra ndër kënaqësitë tona më të mëdha.”, tha Obama duke iu referuar Joe Bidenit./Lajmi.net/
.