05,12,2024

‘Fizkulturat’ e Qeverisë me Demarkacionin

Must Read

Emërimi i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, i cili po kundërshtohet edhe nga vetë deputetët e koalicionit qeverisës, vlerësohet si një tentativë për zgjatjen e “jetës” së Qeverisë, pasi që partnerët e koalicionit nuk i kanë votat në Kuvend për ta miratuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës pas pretendimeve të opozitës se me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi vendi humb rreth 9000 hektarë tokë, Komision i cili udhëhiqet nga kryeakademiku Hivzi Islami.

Ky i fundit në një fejton të tij, të botuar muaj më parë në gazetën “Zëri”, ka insistuar se me Marrëveshjen për Demarkacionin Kosova nuk humb tokë, përderisa deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili e kishte kundërshtuar marrëveshjen, e kishte quajtur imbecil.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se Marrëveshja e Demarkacionit do të dërgohet në Kuvend atëherë kur koalicioni do t’i ketë vota.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img