07,05,2024

Fituese e festivalit “Kosovarja këndon” Albina Kelmendi me këngën “Midis ballit ma ke një pikë”

Must Read

Ferizaj.29.11.2017. Albina Kelmendi me këngën “Midis ballit ma ke një pikë” është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të 45 –të, të Festivali “Kosovarja këndon” si dhe ka fituar edhe çmimin e Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” duke e titulluar çmimi “Skender Idrizi”, i cili tradicionalisht mbahet në Ferizaj dhe synon që të promovoj këngëtare të reja të muzikës popullore.

Në një konkurrencë prej 11 solisteve, juria profesionale në përbërje, Gerti Duga profesor dhe kompozitor nga Tirana, Lindita Isufi dirigjente dhe profesoreshe, si dhe Fahri Beqiri kompozitor, vendin e dytë ju nda Loreta Zeqiri me këngën “Kënga shpirtin ma rrëmben”, ndërsa vendin e tretë e fitoi Majlinda Cikaqi me këngën “Te çeshmja e kishës”.

Çmimi Special “Nexhmije Pagarusha” e fitoi Arta Elezi me këngën “Poçari

Ky Festival u mbajt nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muahrrem Svarqa, ndërsa të pranishmit në këtë festival i ka përshëndetur drejtori Naim Ferati i cili tha se Festivali “Kosovarja Këndon” është gjurmë e mirë në kohë, është vlerë e traditës mbi 45 vjeçare, por është vlerë edhe e brezit të sotëm.

“Përmes këngës, shqiptarët e kanë fiksuar historinë e vet më shumë se plot popuj të tjerë të rajonit dhe të shtuar se në kohën tonë, ndërkaq, historia ka ndryshuar, sepse tradicionalisht më shumë kanë kënduar burrat se sa gratë, kurse në kohën tonë është e kundërta. Festivali “Kosovarja Këndon”, si festival unikat, është dëshmi e këtij ndryshimi. Ai u themelua në vitet ’60 të shekullit të kaluar, në kohën kur ferizajasit po bënin përpjekje të fuqishme për emancipim kombëtar”, tha Ferati.

Festivali “Kosovarja këndon” u mbajt për të 45 herë me radhë. Në këtë festival me një program të pasur kulturo-artistik u paraqit edhe Ansamblin shtetëror nga Shqipëria me udhëheqësin artistik Gerti Druga.

  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img