18,04,2024

Fitohet beteja: Në Dibër dhe Çair emërtohen 4 shkolla me emra shqip

Must Read
Çair, Shkup

Ish-ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi nuk e ka lënë pa shfrytëzuar mundësinë për zyrtarizmin e emrave të kontestuar deri tani nga politika, të dy shkollave fillore në Çair dhe dy shkollave në Dibër, njëra fillore e tjetra e mesme. Para tërheqjes nga funksioni i tij si ministër i Arsimit, Ademi ka firmosur statutet e katër shkollave të lartpërmendura, duke legalizuar në këtë mënyrë pagëzimin e shkollave me emrat: Shkolla Fillore “Imri Elezi” – Çair; Shkolla Fillore  “Ismail Qemali” – Çair; Shkolla Fillore “Penestia” – Dibër dhe Qendra e Mesme për Arsim të Orientuar “28 Nëntori” – Dibër.

Ish-ministri Ademi ishte i pakapshëm për të konfirmuar apo mohuar informacionet, mirëpo gazeta KOHA ka siguruar vendimet që janë firmosur prej tij në datën 1 prill 2016 dhe që vërtetojnë ligjshmërinë e përdorimit të mëtutjeshëm të emrave që deri tani nuk pranoheshin si zyrtarisht si të tillë.

Në krye të katër vendimeve, si pikë numër një e tyre qëndron përcaktimi i lëndës “JEPET PËLQIMI”. Konkretisht “JEPET PËRLIM për Vendimin statutar të ndryshimit të Statutit të  SHF ‘Imri Elezi’ – Çair, Shkup nr 02-293/1 të datës 28.10.2014”, thuhet në njërin prej vendimeve, ndërsa në pjesën e arsyeshmërisë tregohet historiku i kërkesës për miratimin e ndryshimeve të Statutit, vendimit të Këshillit Komunal për pagëzimin e shkollës me emrin e caktuar si dhe data e Propozim-vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës.

Në pjesën e shfrytëzimit të mjeteve juridike, thuhet se kundër këtij vendimi mund të ngrihet padi në Gjykatën Administrative, në fat prej 30 ditë nga sjella e tij. Me të njëjtën përmbajtje janë edhe tre vendimet, të SHF “Ismail Qemali”, “Penestia” dhe “28 Nëntori”.

Megjithatë, burime mirë të informuara të gazetës KOHA tregojnë se beteja politike me emrat e shkollave të Çairit dhe Dibrës nuk përfundoi këtu. Brenda strukturave drejtuese të MASH-it, është zhvillua për një javë resht një tjetër betejë, me intriga politike. Kësaj herë “me shfuqizim dhe fuqizim vendimesh”, sikurse nënvizon i njëjti burim. Sipas tij, “veprimi i Ademit, pra zyrtarizmi sidomos i emrave të Çairit ka dëshpëruar keq funksionarët e VMRO-së, të cilët nuk e prisnin se mund të ‘tradhtohen’ në këtë mënyrë nga Ademi”.

Prandaj, që momentin paraqitjes së dorëheqjes së ministrave dhe zëvendësministrave të BDI-së në Qeveri, po më datën 1 prill 2016 nisën planet për shfuqizimin e këtyre vendimeve. Miratimi i dorëheqjeve nga Parlamenti, më 4 prill 2016, vuri në lëvizje zëvendësministrin e Arsimit, Spiro Ristovskin i cili është kuadër i VMRO-së. Duke shfrytëzuar vakumin prej 24 orë të MASH-it pa ministër, zëvendësministri Ristovskit solli vendim për shfuqizimin e katër vendimeve të ish-ministrit Ademit. Pra, të nesërmen, më 5 prill, para se ministri i ri Pishtar Lutfiu të ulet në kolltukun e ministrit, zëvendësi Ristovski kishte shfuqizuar vendimet.

Mirëpo, ky veprim rigid i tij nuk zgjati shumë, pasi me të përfunduar proceduar për depozitimin e firmës së ministrit të ri, Luftiu shfuqizoi vendimet e zëvendësministrit Ristovski dhe riktheu në fuqi vendimet e ish-ministrit Ademit. Me këtë iu dha fund njërës prej betejave më të pakuptimta sa i përket ushtrimit të së drejtës së shqiptarëve për pagëzimin e shkollave me emra të personaliteteve dhe ngjarjeve që kanë të bëjnë me kulturën dhe historinë e tyre.

Kërkesat në të cilat MASH mbështetën vendimet për miratimin e statuteve të shkollave “Imri Elezi’ dhe “Ismail Qemali” të Komunës së Çairit janë dërguar në datën 28 shtator 2014, ndërsa Këshilli Komunal kishte sjellë vendim për pagëzimin e shkollave me këto emra më 27 janar të 2012-tës. Vendimi për miratimin e Statutit të QAMO “28 Nëntorit” në Dibër është sjellë në bazë të kërkesës së dërguar në MASH në datës 23 nëntor 2015 dhe vendimit që Këshilli Komunal i Dibrës kishte sjellë më datës 10 prill 2012.

The post Fitohet beteja: Në Dibër dhe Çair emërtohen 4 shkolla me emra shqip appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img