19,04,2024

Aktorët e jashtëzakonshëm, Bajrush Mjaku e Shpëtim Selmani në Teatrin e Ferizajt, me shfaqjen “Fuego” nën regjinë e Fadil Hysajt

Must Read

Autor: Shpetim Selmani

Regjisor: Fadil Hysaj

Aktorë: Bajrush Mjaku dhe Shpëtim Selmani.

Drama “Fuego” e Shpëtim Selmanit, është ndër dramat e pakta në dramaturgjinë bashkëkohore shqiptare, e cila trajton problematika të mëdha me qasje minimaliste dramaturgjike.

Ngjarja e kësaj drame ndodh në një dyqan servisi të pajisjeve të prishura shtëpiake. Një burrë dhe një djalë bien në konflikt rreth kusurit të një pagese prej 3 eurosh, të cilat nuk ka t’ia kthejë burri i cili e ka riparua ngrohësen FUEGO, e cila vjen si objekt simbolik por që paralajmëron një stinë te ftohtë marrëdhëniesh të acaruara me njerëzve në përgjithësi. Ngrohësja FUEGO, kthehet në metaforë të mungesës së ngrohtësisë elementare në komunikimin mes njerëzve në Kosovë. Mjafton një shkas trivial, një mosmarrëveshje çasti, që acarimi të rritet dhe pa ndonjë shkas, njerëzit i turren pamëshirshëm njëri-tjetrit.

Dyqani i riparimit të pajisjeve të prishura, metaforikisht bëhet një vend ku edhe ne si shoqëri jemi shndërrua në gjësende të pandreqshme.

Në një situate të tillë kur probleme triviale nuk zgjidhen, duket sikur konflikti iu duhet personazheve, konflikt ky ndoshta me qëllimin që përmes tij me i vjellë jashtë mllefet e akumuluara, negativitetin e shtresuar prej brezash.

Por, shkarkimi nuk ndodhë… e keqja në variant negativiteti rritet dhe si vrime e zeze, tërheqë gjithçka brenda saj.

Shfaqja synon së paku të prek burimet e negativitetit të akumuluar pa pretendimin e gjetjes së shkakut fillestar, pa pretendimin me dhënë përgjigje si duhet të çlirohemi prej atij vreri.…

Mjafton të evidentohet problemi. Kjo është e pakta që mund të bëhet përmes një vepre arti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img