20,04,2024

Filipine, luftë me terroristët, vriten 18 ushtarë

Must Read

bkjlnlkmn

Ushtria filipinase tha se 18 ushtarë u vranë në përleshjet të ashpra me militantët islmaikë në jug të vendit. Më shumë se 50 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur gjatë luftimeve kundër antëreve të grupit Abu Sajaf në ishullin Basilan.

Ushtria bëri me dije se 5 militantë, përfshirë një nga Mariku, mbetën të vrarë. Mediat vendase thanë se ushtria ishte veten në kërkim të një prej komandatëve të grupit Abu Sayyaf, i cili është betuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Qeveria amerikane ka vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të sjellin kapjen e Isnilon Hapilon, një person i konsideruar shumë i rrezikshëm.

Ushtria filipinase tha se trupat e saj u zunë në befasi nga milintatë që përdorën kundër tyre armë të rënda dhe ekzpslozivë. Megjithatë, mediat kanë shprehur dyshime për përgatijen e ushtrisë, e cila ishte nisur drejt militantëve dhe përderisa përleshjet ishin parashikuar, nuk duhej të ishte paraqitur kaq dobët.

Së fundmi, ushtria u detyrua që të ndërhyjë kundër militnatëve të Abu Sayyaf, pasi ata kanë marrë shumë pengje perëndimore. Grupi Abu Sayyaf u krijua në vitet 1990 me fonde nga organizata terroriste Al Qaeda.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img