12,07,2025

FIFA inicion hetim edhe ndaj Stephan Lichtsteiner për festën me shqiponjë

Must Read

Përfaqësuesja e Zvicrës të premten ka shënuar një nga fitoret më madhështore në histori të tyre, duke mposhtur Serbinë në botërorin e Rusisë me përmbysje të rezultatit 2:1.
Për Zvicrën në këtë ndeshje shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët festimin e tyre e manifestuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.
Tek goli i Shaqirit, për t’i dalë në mbrojtje djemve shqiptarë në fushë që vazhdimisht fyheshin në mënyrat më të ulëta nga tifozët serbë e rusë u doli në mbrojtje edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, që po ashtu festoi me shqiponjë.
Kjo festë ka bërë që edhe ndaj anëtarit të ri të Arsenalit të iniciohet procedurë disiplinore nga FIFA njofton media zvicerane ‘Blick.ch’.
Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner mund të akuzohen për shkelje të nenit 55 të kodit disiplinor, që shkruan se kushdo që provokon audiencën gjatë një ndeshje mund të suspendohet me dy ndeshje dhe të gjobitet me pesë mijë franga zvicerane.
Rreth këtij rasti një vendim nga FIFA do të merret ditën e hënë (nesër)./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img