17,08,2025

Fermerët e Kaçanikut do ta kenë mbështetjen e MBPZhR-së

Must Read

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të shumta përkrahëse do të vazhdojë mbështetjen e veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut. Kështu është shprehur, ministrja e MBPZhR-së, Dijana Ziviq, gjatë takimit që sot pati me nënkryetarin e komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ku është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë.

Me këtë rast, ministrja Ziviq, e ka njoftuar atë se tashmë afati për aplikim për pagesa direkte dhe projektet e zhvillimit rural është mbyllur dhe shumë shpejt ajo tha se do të fillojnë edhe vlerësimet e aplikacioneve për programet mbështetëse.

Ajo ka theksuar se mbështetje në këto programe do të gjejnë edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Nga ana e tij, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, e ka falënderuar ministren për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, nënkryetari Bajra e ka njoftuar ministren edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kjo është lista e kandidatëve nga LVV për Kuvendin e Ferizajt

Ferizaj, 16.08.2025Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img