29,04,2024

Ferizaj: Vijon projekti kundër bullizmit në shkolla

Must Read

Ditën e djeshme, vijoi ligjërata e dytë e të riut ferizajas Labinot Azemi, lidhur me bullizmin në shkolla dhe këtë fenomen në përgjithësi.

Pjesë e kësaj ligjërate që u zhvillua në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, drejtori kjo që e ka mbështetur këtë projekt.

Labinot Azemi duke u nisur nga shembulli personal duke qenë viktimë e bullizmit, shpjegoi para të rinjve hapat që ka ndjekur për t’ia dalë mbanë përtej këtij fenomeni shqetësues në shoqëri. Ai shtoi se realizimi i këtij projekti kaq masiv, flet për triumfin e tij personal ndaj bullizmit.

Gjersa drejtori Llabjani tha se nisma të tilla kanë mbështetjen e Kryetarit Aliu dhe Drejtorisë së Arsimit, nisma që do të kontribuojnë në një shoqëri më të avancuar e pa paragjykime të çfarëdolloj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img