20,11,2024

Ferizaj: Shtohen kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve për pacientët me COVID-19, 24 orë shërbim e monitorim profesional për të infektuarit

Must Read

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare po bën hapa domethënës në organizimin më të mirë të trajtimit të rasteve me COVID-19 në Ferizaj. Së fundmi, për të gjithë pacientët ferizajas të infektuar është shtuar kapaciteti profesional, i mjekëve dhe infermierëve për kontaktimin e drejtpërdrejt të të infektuarve, përmes Qendrës së Thirrjeve.

Janë mjekët e infermierët e QKMF-së ata që gjatë gjithë periudhës 24 orëshe do të bëjnë monitorimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 në Ferizaj, do të ofrojnë vazhdueshëm këshilla profesionale si dhe rasteve më të rënda do t’i ofrohen vizitat shtëpiake nga profesionistët shëndetësor.

Ky shërbim që u ridimensionua pas takimit të Kryetarit Aliu me shtabin emergjent ku pjesëmarrës të saj janë edhe drejtues të QKMF-së do të ofrohet me kapacitete të shtuara, shto kësaj edhe qindra vizita që po realizohen vazhdueshëm nga ekipet shëndetësore të vizitave shtëpiake për të infektuarit me COVID-19.

Me monitorimin e vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë nga profesionistët shëndetësor të QKMF-së për pacientët e infektuar me këtë virus, qindra vizita shtëpiake për rastet e tilla, shërbimin e pandërprerë të trajtimit të rasteve të dyshuara në tendën e vendosur në oborrin e QKMF-së, ndihmën ofruar nga QKMF me infermierë për Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, profesionistët shëndetësor ferizajas po bëjnë punë të palodhshme, duke kapërcyer çdo vështirësi edhepse me rrezik të vazhdueshëm, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img