28,03,2024

Ferizaj shënoi Ditën e Mjekut Familjar

Must Read

Me moton “Është koha të ndërtojmë të ardhmen me mjekët familjarë”, sot, drejtues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, bashkë me menaxhmentin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, mjekë e infermierë, me një aktivitet simbolik shënuan Ditën e Mjekut Familjar.

Në këtë aktivitet, për të uruar në këtë ditë mjekët familjarë, por edhe për të përgëzuar mantelbardhët për punën e tyre të çdo ditshme në kujdes të shëndetit të qytetarëve, doli i pari i shëndetësisë ferizajase, Dr. Kemajl Emini. Ai çmoi lartë angazhimin e mjekësisë familjare në kuadër të shërbimeve shëndetësore në nivelin lokal.

Këtë mesazh dhanë edhe drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, të cilët ishin pjesë e organizimit për shpërndarjen e materialeve promovuese e vetëdijësuese për shëndetin e qytetarëve.

Shërbimet shëndetësore që ofrohen nga mjeku familjar janë: shërbimet e promovimit shëndetësor, përfshirë informimin, komunikimin dhe edukimin Brenda institucioneve dhe në komunitet, shërbimet e imunizimit dhe vaksinimit dhe shërbime tjera parandaluese, shërbimet esenciale curative dhe ndërhyrje të vogla kirurgjike, shërbime të kujdesit akut dhe urgjent, shërbime të kujdesit shëndetësor për sëmundjet kronike, shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj, shërbimet e shëndetit riprodhues, shërbimet e shëndetit oral dhe parandalues, shërbimet e shëndetit mendor, shërbimet e kujdesit shtëpiak përfshirë shërbimet e kujdesit ndaj nënës dhe fëmijës, kujdesi paliativ si dhe kujdesi shtëpiak bazuar në nevojat e popullatës dhe prioritetet e shëndetit publik, shpërndarjen e barnave nga lista esenciale etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img