19,12,2024

Ferizaj shembulli se si Komuna mbron qytetarët nga rreziku i Coronavirusit

Must Read

Tash kur virusi COVID-19 ka shënuar 24 raste të konfirmuara në Kosovë, është Komuna e Ferizajt që po shquhet për masa mbrojtëse efektive për luftimin e këtij virusi.

Komuna e Ferizajt e drejtuar nga Agim Aliu bashkë me mjekë e infermierë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Spitali i Përgjithshëm ndërmorri një varg veprimesh e masash për t’i mbrojtur qytetarët.

Shtabi Emergjent në këtë komunë në baza ditore po merr vendime për masa vetanake mbrojtëse përveç monitorimit të zbatimit të masave të propozuara nga Qeveria, madje shpeshherë para se ato masa t’i marr qeveria siç ishte vendimi për mbylljen e tregjeve, parqeve etj.

Në ditët e para kur kërcënohej rreziku, nga kjo komunë u nis ekipi i mjekëve e infermirëve në kufirin e Hanit të Elezit. Shtabi Emergjent mori vendim që Emergjenca Primare të shërbej si vendkontroll i rasteve të dyshimta, pa cenuar shërbimet shëndetësore për sëmundshmëritë tjera, u themelua edhe Ekipi Lëvizës Intervenues i mjekëve e infermierëve për ta izoluar në vendbanim, në shtëpinë e të dyshuarit, orët e punës së mjekëve e infermierëve, kujdestaritë u shtuan, u ndërprenë vizitat e nënave dhe fëmijëve nga mjekët për të mos rrezikuar askënd nga ky virus e pa dyshim edhe furnizimi me materiale higjienike e mbrojtëse, u bë me forca vetanake, nga Komuna e Ferizajt e nga donatorë vullnetmirë ferizajas.

Tregjet e automjeteve, kafshëve, tregu i gjelbër e frekuentimi i parqeve nga qytetarët u ndaluan para se Qeveria të merrte vendim për ndalimin e tyre në tërë Kosovën. Xhamitë, Kisha e të gjitha ndërtesat publike janë dezinfektuar e pastruar rrënjësisht.

Madje, në baza ditore, kompanitë e pastrimit në Ferizaj, po bëjnë dezinfektimin e pastrimin me preparate kimike të të gjitha rrugëve e shesheve në Ferizaj. Inspektorët e Komunës vazhdimisht po monitorojnë bizneset qoftë për mbylljen e tyre sipas vendimit të qeverisë, ashtu edhe për rritjen eventuale të çmimeve në produkte ushqimore e medicinale me qëllim që të mbrohet xhepi i qytetarëve. Qarkullimi i taksive si ato lokale poashtu edhe nga qendrat tjera u ndalua përkohësisht. Mbeturinat po grumbullohen me orare të shtuara e të gjitha ndërmarrjet publike janë urdhëruar të ngrisin performancën e operimin maksimalisht. Uji i pijes po ofrohet me kapacitete të plota e pa asnjë mungesë. Shkollat morën furnizime shtesë me materiale higjienike e po përgatiten të aplikojnë mësimin online.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu mobilizoi edhe kryetarët e fshatrave e lagjeve të qytetit. Ata raportuan se 89 mërgimtarë erdhën këto ditë e që po mbahen të izoluar për të mos shpërndarë eventualisht virusin.

E gjithë çfarë po kërkojnë ata që bartin mbi supe shëndetin e ferizajasve, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, Shtabi Emergjent, Ekipi Profesional i Mjekëve e të gjithë kompetentët, nga qytetarët, është që të shmangin daljen e panevojshme, të mirëmbajnë higjienën personale e të dëgjojnë e zbatojnë kujdesshëm udhëzimet sesi duhet të sillemi në kushte emergjence siç rekomandojnë profesionistët.

Kujdes PO, panik JO është fasho e suksesit të Ferizajt në ballafaqimin e menaxhimin me situatën e pandemisë që ka pllakosur globin, virusit COVID-19!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img