14,09,2025

Ferizaj së shpejti me pishinë gjysmë olimpike

Must Read

Ferizaj. 21.09.2018. Investimet kulturore dhe sportive në Ferizaj janë në kulmin e zhvillimit të tyre si rezultat i një raporti të qëndrueshëm të punës të vendosur mes autoriteteve lokale dhe qendrore si dhe klubeve sportive. Në këtë kuadër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zyrtarë komunal të sportit kanë pritur në takim sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti me bashkëpunëtorë.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike në Ferizaj, financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, investim ky që do të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian.

Sekretari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti i prezantoi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu projekt propozimin për këtë pishinë duke dhënë detajet e nevojshme teknike dhe infrastrukturore për zhvillimin e sportit të notit.

Me këtë projekt Ferizaj, do të shndërrohet në njërën ndër qendrat më të rëndësishme të notit në Republikën e Kosovës, për të cilën i pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi edhe drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës por me theks të veçantë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt do të nis së realizuari në vitin 2019.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img