05,05,2024

Ferizaj promovues i energjisë së ripërtërishme

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjanin, zëdhënësin e Komunës Selim Marevci si dhe Jeton Rexha, menaxher i projektit “CBCEcoKid” vizituan Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, për të parë nga afër investimet që po bëhen në promovim të gjenerimit të energjisë së ripërtërishme.

Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” së bashku me tri institucione publike arsimore në komunën e Ferizajt, shkollat: “Jeronim de Rada”, “Gjon Serreçi” dhe çerdhja “Ardhmëria Jonë”,  janë përfituese të projektit “CBCEcoKid”,  përmes të cilit mundësohet vendosja e paneleve solare për gjenerimin e energjisë elektrike dhe zëvendësimi-vendosja e poçave efiçientë për reduktimin shpenzimeve të cilat mundësojnë kursime të mjeteve financiare që mund të përdoren në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve edukative dhe zhvillimore në Komunën e  Ferizajt.

“Si gjeneratë e re keni mundësi që nga afër të shihni efektin e energjisë diellore dhe energjisë së ripërtërishme”, tha Nënkryetari Aliu,  para nxënësve prezentë duke ju bërë thirrje që të mësojnë sa më shumë.

 “CBCEcoKid” është projekt i financuar përmes Programit për Bashkëpunim Ndër-kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, derisa Komuna e Ferizajt është udhëheqëse e procesit në partneritet me Komunën e Çairit dhe OJQ “Business Support Center Kosova – (BSCK)”.

Projekti “CBCEcoKid” promovon gjenerimin e energjisë së ripërtërishme në institucionet publike në komunat partnere në të dy anët e kufirit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img