Skuadra nga Ferizaj ka transferuar talentin kosovar nga Gjermania, shkruan Sheshi.
Aurel Idrizi sulmuesi i FC Memmingen është transferi i ardhur nga gjermania, për të luajtuar për Ferizajn, ekipi ferizajas këtë përforcim e ka bërë të ditur në rrjete sociale:
Postimi:
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me talentin, Aurel Idrizi.
19 vjeçari eshte transferuar nga skuadra Gjermane, FC Memmingen u19, ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin tonë.
Pozita e tij eshte sulmues, dhe besojmë që do të na ndihmojë në objektivat tona. Për këtë transferim njëri ndër më meritorët eshte drejtori sportiv i klubit tonë, Nadir Haxhimusa që arriti të bindë 19 vjeçarin të kalojë tek FC Ferizaj, njofton Ferizaj.