23,01,2026

Ferizaj përforcohet me një sulmues nga Bosnja!

Must Read

FC Ferizaj ka qenë njëra ndër klubet që i ka shfrytëzuar edhe minutat e fundit të afatit kalimtar për transferimin e futbollistëve, duke arritur që ta regjistrojë futbollistin boshnjak Nermin Hajdarevic, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com. Hajdarevic vjen nga Tuzla dhe luan në rolin e sulmuesit të krahut, ndërkohë që di ta bëj mjaft mirë edhe sulmuesin e qendrës.

20 vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës boshnjake Celik Zenica, ndërkohë që gjashtë muajt e kaluar ishte pjesë e FC Shkupit.

Ai mund ti bashkohet ekipit të Ferizajt në fazën përgatitore në Ohër, derisa është në pritje të kompletimit të dokumentacionit. Hajdarevic ka qenë njëri ndër talentët më premtues në futbollin boshnjak, derisa ka debutuar në moshë të re te skuadra e Zrinjski Mostar për tu transferuar më pas te Celik Zenica.

Ky do të ishte përforcimi i tretë i “Ujqve” në afatin kalimtar të janarit pas Albin Krasniqit dhe Filip Stojanovskit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img