28,11,2024

Ferizaj për herë të parë themelon Këshillin Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu”

Must Read

Ferizaj.25.07.2018. Bazuar në Ligjin Nr.04/L-106 për Teatrot, si dhe kërkesën e komunitetit të aktorëve dhe menaxhmentit të Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, Kryetari i Komunës së Ferizajt, ka marr vendim për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj në këtë përbërje:

1. Nexhat Xhokli;
2. Dije Demiri – Frangu;
3. Albion Sherifi – Përfaqësues nga komuna;
4. Mevlan Saraçi;
5. Besim Ugzmajli.

Në kuadër të politikave kulturore, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në prioritetet qeverisëse ka edhe rregullimin e statusit ligjor si dhe propozimin e dokumentacionit përkatës për menaxhimin më efikas me institucionet e kulturës si dhe mbështetjen e shtuar për aktivitetet identitare kulturore që organizohen në komunën tonë.

Këshilli Drejtues i Teatrit Profesionist “Adriana Abdullahu” po themelohet për herë të parë me kompetencën e mbikëqyrjes së punës së teatrit, hartimin e statutit të teatrit, aprovimin e politikave afatgjata të zhvillimit të teatrit, politikën artistike dhe kompetenca të tjera të parapara sipas ligjit në fuqi për teatrot.

Kjo Këshill ka mandat 4 vjeçar dhe parashihet të themelohet në kuadër të organizim të brendshëm të institucionit të Teatrit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img