21,12,2025

Ferizaj për herë të parë në Kosovë nis kontrollin e vajit që përdoret për ushqimet e shpejta

Must Read

Ferizaj.12.09.2018. Inspektorati i Komunës së Ferizajt nuk rresht së zhvilluari aksione të ndryshme për t’i ofruar qytetarëve ferizajas siguri në ushqime. Kjo për faktin e vendosmërisë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që tregu ferizajas të jetë kampion në nivel vendi në ofrimin e produkteve të sigurta. Këto aksione kanë shënuar kthesë domethënëse në lëmin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të qytetarëve.

Edhe sot, inspektorët komunal dolën në aksion. Kësaj radhe për të kontrolluar freskinë dhe shkallën e djegshmërisë së vajit që përdoret në industrinë e ushqimeve të shpejta. Lehtësi në këtë aksion ofroi edhe përdorimi i pajisjeve më të fundit teknologjike për të realizuar këtë matje të cilësisë së vajit.

Aparatet tregues të freskisë dhe shkallës së djegshmërisë së vajit u futën në përdorim sot. Nga inspektimet e realizuara në disa lokale ku shërbehen ushqime të shpejta, gjendja rezultoi e mirë, përjashtimisht në disa prej tyre ku vaji që përdorej për këto ushqime nuk ishte sipas standardeve të kërkuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img