Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi që një shok i tij ia kishte huazuar armën e zjarrit dhe kishte kishte postuar një fotografi me të në rrjetin social ‘Facebook’.Sipas Policisë së Kosovës, me datë 21 dhjetor personi me inicialet T. Sh., ka postuar një fotografi me armë në dorë.
Pas autorizimit nga Prokuroria, Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personin e dyshuar dhe vendin ku ka ndodhur ngjarja.
“Pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar i cili ka pranuar se arma e zjarrit e postuar në “Facebook” i takonte një personit tjetër (mikut të tij) dhe sot me datën 21.01.2022 është intervistuar personi me inicialet L.H ( M/K) 28 vjeçar i cili ka pranuar se arma ishte e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, ndërsa arma është konfiskuar.