02,05,2024

Ferizaj: Nisi projekti i veçantë vetëdijësues kundër bullizmit në shkolla

Must Read

Sot, në shkollën “Ahmet Hoxha”, nisi sesioni i parë i projektit unik kundër bullizmit, mbështetur nga Komuna e Ferizajt, me ç’rast, përmes rrëfimit personal të ferizajasit, Labinot Azemi, që ishte viktimë e bullizmit në shkollë, do të shpërndahen tek nxënësit e disa shkollave në Ferizaj ku do të implementohet ky projekt, mesazhet kundër bullizmit, fenomen ky shqetësues e i rrezikshëm për zhvillimin e personalitetit që nga fëmijëria e hershme e deri në moshën madhore.

Labinot Azemi, ideator e realizator i këtij projekti u shpreh se realizimi i këtij projekti që ka mbështetjen e Kryetarit Aliu, është përmbushje e përpjekjeve të tija të kahmotshme, që të sensibilizoj këtë fenomen dhe pasojat e saja negative në shoqëri, duke u bazuar në përvojën e tij personale.

Diskutimet për këtë temë, përpjekjen që përmes këtij projekti të ngritet vetëdija mbi këtë fenomen tek shkollarët e mirëpritën dhe vlerësuan edhe drejtues, mësimdhënës e nxënës të shkollës “Ahmet Hoxha”, ku u realizua ligjërata e parë, projekt që ditëve në vijim do të shtrihet edhe në shkolla tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img